Ngjyra e kësaj Porsche kushton më shumë se vetë vetura

Ngjyra në këtë makinë të tipit Porsche 911 Turbo e ka emrin “Python Green Chromaflair” dhe kushton afro 100 mijë dollarë, më saktë 82.645 euro dhe është pjesë e paketës ekskluzive, të cilën e ka kërkuar një blerës anonim.
Ngjyrat e shtrenjta janë duke u kërkuar në masë të madhe, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon edhe kjo makinë e cila është e lyer me një ngjyrë të tillë, transmeton Koha jonë.

Ngjyra “Chromaflair” është e disponueshme në treg në nuancë të kaltër, të artë dhe rozë, kurse kjo ngjyrë përdoret në vetëm pesë veturë gjatë një viti.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një ngjyrë të tillë në veturën e tyre, do të kishin më shumë llogari që ta blejnë një veturë të re Porsche 911 Carrera.