“Ngrin” Prishtina, shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga moti i keq, dështojnë kompanitë në zhbllokimin e rrugëve

Autoritetet në Prishtinë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Kosovës për shkak të kushteve të këqija të motit.
Reshjet e shumta të borës kanë bllokuar rrugët e Prishtinës, ndërsa kompanitë e pastrimit kanë dështuar të zhbllokojnë rrugët.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar vet gjendjen e emergjencës.
Njoftimi i kryetarit të komunës Prishtinë, Shpend Ahmeti:
Tetë kompani kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren. Me disa prej tyre tash i kaluam të gjitha rrugët kryesore dhe ato janë të kalueshme. Kemi shumë kërkesa për rrugë dytësore. Sapo zhbllokuam disa rrugë në lagjen Qëndresa dhe vazhdojmë për pengesa në reuget dytesore në Tophane dhe Kodër Trimave.
Në orët e pasdites kemi ngritur gjendjen e gatishmërisë në gjendje të jashtëzakonshme. Do ti angazhojmë edhe dy kompani për fshatra sonte.
Të rreshurat janë ndalur përkohësisht dhe kjo na jep mundësi që të zhbllokojmë rruget kryesore në disa fshatra. Temperaturat shkojnë deri në -19 dhe në -19 kripa nuk kryn punë prandaj vetem e largojmë borën.
Ju lusin që vozitja të bëhet me kujdes dhe me pajisje dimërore. Ndërsa qendra e thirrjeve edhe më tutje është në 080012233, 080012244 dhe 080012255.