Nicki Minaj foto të nxehta në Instagram

Në një foto ajo mban një maskë metalike në sy, me një palë çizme të gjata të zeza, dhe në diçiturën e fotos shkruan “McQueen”.

Ajo di si të thyej akullin në skenë. Dhe vazhdon ta bëjë më së miri këtë teksa poston foto të nxehta në Instagram. Bëhet fjalë për Nicki Minaj, reperen 34-vjeçare.

Ajo ka postuar foto e veshur me një veshje ekstravagante lëkure, ngjyrë gështenje. Fiziku i rrumbullakosur i Nicki shfaqet tërësisht, teksa nuk mungojnë dhe aksesorët disi të çuditshëm.

Në një foto ajo mban një maskë metalike në sy, me një palë çizme të gjata të zeza, dhe në diçiturën e fotos shkruan “McQueen”.

Ndërkohë Nicki është duke shpenzuar një mal me para për sistemin e sigurisë së shtëpisë së saj në Los Angeles, pasi më herët ishte grabitur, sipas TMZ.

Jo vetëm bizhuteritë e saj me vlerën 200 mijë dollarë u vodhën në shtëpinë që ajo e ka marrë me qira për 30 mijë dollarë në muaj, por gjithçka ishte kthyer përmbys.