Nigeria e mbërthyer nga tragjedia/ Shembet çatia e kishës, 160 të vdekur

160 persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së çatisë së një kishe në Jug Lindje të Nigerisë. Në momentin e ngjarjes së rëndë, brenda kishës ndodheshin qindra njerëz mes të cilëve edhe guvernatori i një qyteti i cili arriti të mbijetojë.

Kisha ishte ende nën rikonstruksion dhe punëtorët i kishin mbyllur punimet me nxitim bënë të ditur dëshmitarët. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse janë respektuar standardet e sigurisë.

Presidenti i vendit ka shprehur keqardhjen e thellë lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Forcat e shpëtimit kanë nxjerre trupat e 60 viktimave, ndërkohë që po punohet për të nxjerrë edhe kufomat e tjera.