Nipi kalon në çmenduri për pronën: I ngul thikën xhaxhait plak dhe i vë zjarrin shtëpisë së tij

Një djalë 26-vjeçar nga Durrësi, Besnik Zika, ka kaluar në çmenduri pas konflikteve për pronën që ka pasur me xhaxhanë e tij të moshuar, M. Zikën.

Ai ka shkuar në fshatin Përvallë dhe i ka ngulur thikën 70-vjeçarit dhe i ka spërkatur shtëpinë me benzinë për t’i vënë zjarrin. Në këto e sipër ëhstë përleshur me gruan e xhaxhait dhe nusen e kushuririt, që kanë tentuar ta ndalojnë.

Policia e Durrësit e ka arrestuar Besnik Zikën duke shpjeguar se: “arrestimi i tij, u bë pasi, në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djegë me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë.

Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Dosja e të riut Zika i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi I pronës me zjarr, mbetur në tentativë”