Nis “Big Brother” nuk lejohet seksi, por do të ketë një konkurrent serb me të dashur shqiptare (FOTO)

“I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht. Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm.
Nëse thyhet, ata do të përjashtohen”, është shprehur pak kohë më parë moderatorja e këtij reality, Arbana Osmani. Ajo që ka shtuar edhe më shumë interesin për këtë “Big Brother” është edhe prania e një serbi. Deri më tani, vetë djaloshi nga Serbia ka postuar një video duke thënë se do të marrë pjesë në audicionet e spektaklit.

Megjithatë burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se shtetasi serb ka një partnere shqiptare dhe nëse ai bëhet pjesë, do të jetë së bashku me partneren e tij shqiptare. Megjithatë është e pamundur të mësosh nga organizatorët nëse realisht kjo dyshe është pranuar si banorë të “Big Brother 9”.
Nëse ndodh kështu, padyshim kjo do të jetë përzgjedhja më speciale nga organizatorët, pasi të gjithë janë shumë kuriozë sesi një shqiptare funksionon me një serb dhe nga ana tjetër si do të përshtaten me pjesën tjetër të shtëpisë. Kujtojmë që serbi që prej ndërrimit të viteve, është në Shqipëri, duke postuar video të tij nga Sheshi Nënë Tereza ku dhe përshkruante atmosferën, gjithashtu një tjetër video ka qenë teksa ai po shkonte për të bërë audicionin e “Big Brother”.
Natyrisht që do të na duhet të presim marsin për të marrë veshë nëse ky çift do të hyjë në garë për çmimin e madh. Nga burime pranë këtij produksioni kemi mundur të mësojmë që data kur do të nis reality nuk është 4 marsi, por do të shtyhet edhe disa javë.

SHTËPIA 1 MILION DOLLARËSHE
Ndërtimi i shtëpisë më të famshme në Shqipëri kap shifrën e mbi 1 milion dollarëve. Kjo shtëpi i është përshtatur lojës që do të zhvillohet sipas një strukture, e organizuar në mënyrë krejtësisht të veçantë, duke mos pasur asnjë gjë të përbashkët me formatet e kaluara. Hollësitë dhe strategjitë e shtëpisë “fizike” mbeten për tu zbuluar jo vetëm për publikun, por edhe për konkurrentët në momentin e fillimit të lojës.
Banorët e shtëpisë “Big Brother” këtë vit përveç strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re. Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për tu kujdesur për dy kafshë shumë të egra. Në fakt ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë , dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë se çfarë do të jetë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta për banorët në mënyrë që përkujdesja ndaj tyre do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi. Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në saj të një surprize të madhe. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të “Big Brother”.
Mastershefi do të gatuajë receta fantastike që të befasojnë jo vetëm banorët që do t’i shijojnë ato, por edhe publikun që do t’i ndjekë nga shtëpia. Duket se gjithçka është gati për të pritur konkurrentët e rinj, që ashtu si çdo vit ndodh, do të fitojnë vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, po krijohet edhe Motra e “Big Brother”, që hyn në lojë me të njëjtin rol si të Vëllait të Madh. Ajo është “kujdestarja e shtëpisë” dhe ka për qëllim të ndryshojë fatin e banorëve, t2i vendosë ata në prova të ndryshme, por edhe mund t2i largojë nga shtëpia./Balkanweb