NIS GJYKIMI NDAJ 270 TË AKUZUARVE PËR TENTIM GRUSHT SHTETI NË TURQI

Në Gjykatën Penale në Izmir sot ka filluar gjykimi i të dyshuarve për përfshirje në tentimin e grusht shtetit të 15 korrikut, në Turqi. Bëhet fjalë për rastin gjyqësor kundër gjithsej 270 të pandehurve, prej të cilëve 152 persona janë të arrestuar, raporton Anadolu Agency

Ky është gjyqi i parë në Izmir në bazë të hetimit të tentimit të grusht shtetit të kryer siç ju drejtohet autoritet turke, organizata terroriste “FETO”.

Seanca e parë u organizua në kampusin e Entit ndëshkues-përmirësues Aliaga, kurse në kampus janë marrë masa të rrepta të sigurisë. Deri në hyrje të sallës së gjyqit të gjithë pjesëmarrësit kanë kaluar përmes dy pikave të kontrollit, kurse rreth sallës së gjyqit janë vendosur forcat speciale të policisë turke.

Gjyqi është ngritur sipas aktakuzës me të cilën të akuzuarit ngarkohen për tentim të përmbysjes së rendit kushtetues, anëtarësimi në organizatë terroriste dhe tentim të përmbysjes së përhershme të funksionimit të Parlamentit turk.

Gjithsej janë akuzuar 270 persona, përfshirë edhe Fethullah Gülen.

Të gjithë të dyshuarit më parë janë pezulluar përgjithmonë nga forcat e armatosura turke, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy civilë dhe një polic.

Gjyqi është i rëndësishëm nga aspekti se në mesin e të dyshuarve është edhe një numër i madh i ish-zyrtarëve të lartë të ushtrisë turke të cilët kanë drejtuar me tentativën e grusht shtetit.

Në mesin e të akuzuarve ka edhe zyrtarë të lartë të ushtrisë turke që kanë marrë pjesë në tentimin e dështuar të grusht shtetit të korrikut në Turqi. Anadolu Agency.