Nis manifestimi Tetova feston nëntorin

Me komedinë maestrale të Teatrit Profesional të Prizrenit, “Shërbetori i dy zotërinjëve”, sonte në Tetovë filloi edicioni i katërt i manifestimit Tetova Feston Nëntorin 2016, që bart në vete një shumëllojshmëri të ngjarjeve kulturore, artistike dhe sportive që lartësojnë dhe shënojnë datat më të rëndësishme të kombit tonë. E shkruar në shekullin e 18 nga autori italian Carlo Goldini dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, kjo kryevepër teatrale flet për peripecitë e një shërbetori që u shërben 2 zotërinjëve dhe si kapriçot dhe lakmia e tij për para për pak sa nuk çon në tragjedi personazhet tjere të kësaj vepre. Ky interpretim u ndoq nga shumë artdashës të cilët më ne fubd me brohoritje dhe ovacione përshëndetën trupën teatrale të aktorëve./antpressimg_1477