Nis mesha për lumturimin e 38 martirëve të fesë katolike

Nis mesha për  lumturimin e 38 martirëve të fesë katolike në katedralen e “Shën shtejfnit”.

Katedralja ka transformuar mjediset e brendshme edhe të jashtme duke u përgatitur për këtë moment të shënuar ku parashikohet të marrin pjesë rreth 10 mijë besimtarë, 300 meshtarë nga trojet shqiptare, 5 kardinale nga Italia si edhe autoritete të larta të shtetit.

I dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Cështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato, po kremton meshën për lumnimin e 38 martirëve.

Bashkë me të edhe kardinalë të tjerë të Kishës Katolike, ardhur nga vende të ndryshme të botës, si kardinali Bagnasco, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Ranier Maria Woelki, ipeshkëv i Këlnit, kardinali Salvatore de Giorgi e kardinali Crescenzio Sepe, ipeshkvi i Napolit, por sidomos kardinali i ri shqiptar, Ernest Troshani.

Lumturimi i martirëve të fesë vjen në një periudhë kur kisha katolike shqiptare dhe vendi ynë ka përjetuar ngjarje të mëdha, si lumturimin e Nene Terezes, apo emerimin e kardinalit Troshani nga Papa Françesku.