Nis puna për sheshin e Strugës

 

Punimet për rekonstruktimin e hapësirave te sheshit të qytetit kane filluar sot dhe do përfundojnë në një afat kohor prej 3 javësh.
Sipërfaqet e amortizuara do të riparohen tërësisht, duke u lidhur me projektin e kaluar që kishte të bënte rehabilitimin e përmendores .

Me rastin e filimeve për rehabilitimin dhe rekonstruktimin e hapësirës së sheshit të qytetit, që aktualisht përdoret si hapësirë parkingu, kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve , që për disa ditë nuk do të mund të parkohen me mjetet e tyre në këto hapësira, njoftojnë nga komuna e Strugës.