Nishani dhe Thaçi në konferencë të përbashkët shtypi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë dhënë sot në Tiranë një konferencë të përbashkët shtypi në kuadrin e vizitës zyrtare dyditore të Thaçit.

Nishani tha në fjalën e tij se në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh “vlerësuam dinamikën e takimeve të përbashkëta ku rol kanë luajtur takimet e dy qeverive, që i kanë forcuar edhe më shumë marrëdhëniet në kuadrin e unifikimit të tregjeve, zhvillimit energjitik, arsimit etj.”

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Thaçi, u shpreh:  “Dëshiroj që t’ju falenderoj juve personalisht, z.Nishani, për angazhimin tuaj personal për Kosovën, për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizta ndërkombëtare. Kontributi juaj, i Shqipërisë, ka qënë jetik për Kosovën dhe kam besim të plotë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.