Nishani nderon vikitimat e sulmit të 11 shtatorit

Nishani nderon viktimave të sulmit të 11 Shtatorit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një vizitë të posaçme homazhi në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre për sakrificën që bënë dikur në mënyrë që liria të vazhdojë të triumfojë.

Kreu i Shtetit shqiptar, në krye të delegacionit zyrtar, u prit dhe u shoqërua në Pentagon nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes, DR. Michael Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Pasi vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Pentagonit “Për nder të burrave dhe grave që humbën jetën më 11 shtator 2001 duke u sakrifikuar për liri”, Presidenti Nishani vizitoi edhe kapelën përkujtimore të 184 viktimave dhe shprehu respektin duke lënë një shënim prekës në Librin e Ngushëllimeve.