Nisin numerimet e votave ne Tearce

Në bazë të rezultateve që publikohen nga organizata CIVIL, deri në ora 20:30 është numëruar kutia e parë nga vendovotimi 2011 në LSDM-së, njofton TetovaSot.

Dhe sipas të dhënave jozyrtare, nga gjithsejt 402 vota, për LSDM-ja kanë votuar 215 votues, ndërsa VMRO ka arritur të fitojë 148 vota. Poashtu nga një votë ka edhe për BDI-në, PDSH-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Ky rezultat është jozyrtar dhe se vazhdon numërimi i mëtejshëm në vendvotimin 2011 në Tearcë.

Nga këto shifra nuk do të ketë ndryshime të mandateve në zonë e gjashtë zgjedhore, dhe po shuhen shpresat e LSDM-ja për ta fituar edhe deputetin e 50.

Në bazë të rezultateve që publikohen nga organizata CIVIL, deri në ora 20:40 është numëruar kutia e parë nga vendovotimi 2011 në LSDM-së, dhe ka nisur kutia e dytë, njofton TetovaSot.