Një 13-vjeçar nga Kosova mbytet në Velipojë

Një tjetër rast mbytje është shënuar në plazhet shqiptare.
Tvklan.al mëson se fëmija është 13 vjeç me iniciale L.I, dhe është nga Mitrovica.

Paraprakisht dyshohet se fëmija ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.
Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.