Një asteroid i madh kaloi sot pranë Tokës


Një asteroid i madh kaloi sot pranë Tokës

Zakonisht kur asteroidet kalojnë pranë planetit tonë, ne kemi pak orë që të përgatitemi për të dhe të analizojmë të gjitha rreziqet e mundshme.

Por tani, falë një sistemi të ri “paralajmërimi” të NASA-së, këtë herë ne kishim disa ditë kohë për t’u përgatitur për një gur të hapësirës i cili do të kalonte pranë planetit tonë.

Asteroidi, i emëruar zyrtarisht “2016 UR36”, u zbulua më 25 tetor nga një teleskop në Havai, transmeton Gazeta Express.

Asteroidi i madh kaloi pranë Tokës në një distancë prej 500,000km në orët e hershme të këtij mëngjesi. Kjo i bie sa tri herë distanca mes Tokës dhe hënës.

Pasi u vërejt javën e kaluar, të dhënat u ngarkuan në sistemin e NASA-së të quajtur “Scout”, dhe brenda pak minutave, ai parashikoi se asteroidi do të kalonte pranë Tokës.

Vegla e re e NASA-së për zbulimin e objekteve afër Tokës është duke u testuar në një laborator në Pasadena, Kaliforni.