Një banor i Manastirit vdiq sot në mëngjes pas përplasjes me një tren

Një banor i Manastirit (56) vdiq pasi që me veturën sot në mëngjes që ai e ka drejtuar është përplasur me një tren udhëtarësh në hekurudhën Manastir-Shkup, transmeton antpress.mk.

Nga fuqia e përplasjes, vetura e taksisë është marr treqind metra poshtë shinave, pas së cilës shoferi e ka humbur jetën.

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Manastir ka kryer kontroll në vendngjarje. Janë dhënë urdhër për obduksion mbi trupin e të vdekurit dhe analizë nëse i vdekuri ka pasur prezencë të alkoolit. Pas kontrolleve të kryera në vendngjarje është vërtetuar se nuk ka prezencë të alkoolit te drejtuesi i trenit.

Veprimet hetuese janë duke vazhduar në drejtimin e zbulimit të arsyeve për shkaktimin e aksidentit./Antpress.mk/