NJË BIRRË PËR TA PIRË NË DUSH

Harrojeni relaksin në dush me një gotë vere në dorë, sepse tani mund të keni një birrë të dizenjuar fiks për këtë rast.

Dy kompani suedeze, prodhuesja e birrës PangPang dhe firma kreative Snask, janë bashkuar për të krijuar një pije të quajtur “Shower Beer”.

Ajo shitet në shishe të vogla 150 ml, dhe ngjan si një produkt dushi, është e fortë 10% dhe perfekte për ata që janë gati të dalin me nxitim.

Birra pretendohet të konsumohet me tre gllënjka, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni teksa bëni dush, vetëm mos ngatërroheni e merrni produktin e gabuar, shampon për shembull.

Snask e përshkruan produktin “si diçka që mund të fillojë natën dhe të japë energji teksa kapni flokët dhe dëgjoni përsëritjen e Dressed for Suçess”.

Për momentin birra shitet vetëm në Suedi, por lajm i mirë është që po përhapet me shpejtësi.