Një degë e fuqishme e Selës do ti bashkohet “Rilindjes me Besë”!?

Gjatë ditëve në vazhdim koalicioni “Rilindje me Besë” pritet ti jap një goditje të rëndë koalicioni “Aleanca për shqiptarët” mëson jozyrtarisht portali Shqipmedia nga burimet pranë RDK-së së Fadil Zendelit. Burimet tona nga tereni na thonë se dega e LR-PDSH-së në komunën e Bërvenicës të rajonit të Tetovës që përfshin fshatrat Çellopek, Miletinë, Tenovë, Gurgurnicë dhe Radiovcë do ti bashkohet koalicionit “Rilindje me Besë” respektivisht RDK-së së Fadil Zendelit. I gjithë ky proces politik bëhet me meritë të nënkryetarëve të RDK-së Binas Pajaziti dhe Zenun Ismaili nga njëra anë dhe dy ish-funksionarëve të lartë të PDSH-së qe formuan LR-PDSH-në.