Një femër dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i preparateve dezinfektuese

 

Një femër është gjetur pa shenja jetë në fshatin Bokshiq të Klinës bën të ditur policia.

Siç njofton ky institucion, dëshmitari mashkull  ka raportuar se gruaja e tij gjersa ka qenë duke pastruar me preparate dezinfektuese është helmuar dhe ka vdekur.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.