Një grua plagoset me armë zjarri në një dasmë në Reçicë të Vogël

 

E plagosur në këmbë nga një armë zjarri mbrëmjen e djeshme është sjellë në spitalin e Tetovës 38-vjeçarja nga Reçica e Vogël, e cila ka thënë se lëndimet i ka marrë në një dasmë në fshat, më saktësisht në oborrin e 44-vjeçarit M.N.

Ai me pistoletë të cilën e ka poseduar me leje ka shtënë disa herë në ajër, ndërsa njëri prej tyre ka goditur gruan në këmbë.

Ai është arrestuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik është liruar.