Një histori më shumë se 30 vjeçare pas këtij imazhi….

 

Një vajzë afgane ka përjetësuar imazhin e saj në revistën e njohur “National Geographic”, por ajo u arrestua të mërkurën në Pakistan për mashtrim me dokumentet e identitetit. Vajza doli në foto në moshën 12 vjeçare, duke u bërë e famshme në botë.
Imazhi i Sharbat Gula u mor në një kamp refugjatësh në Pakistan në vitin 1984 nga fotografi Steve McCurry, duke u vendosur në ballinën e revistës.
Vitet kanë kaluar dhe gruaja mund të përballet tani me një dënim deri në14 vite burg. Gula, tani rreth të 40-ve u arrestua nga Agjencia Federale e Pakistanit pas hetimeve dyvjeçare për mashtrim në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit, e cila kufizohet me Afganistanin.
Ajo është arrestuar për një kartë false identiteti, ndërsa në kërkim janë tre zyrtarë pakistanezë. Gruaja mund të përballet edhe më një gjobë deri 5 000 dollarë, nëse shpallet fajtore.
Zyrtarët pakistanezë thonë se Gula ka aplikuar për një kartë identiteti të Pakistanit, në Peshavar, në prill të vitit 2014, duke përdorur emrin Sharbat Bibi.
Ajo ishte një nga mijëra refugjatë afganë, të cilët arritën që të merrnin një kartë identiteti.
Pas vitit 1984, një kërkim 17 vjeçar u bë për gruan, e cila u gjet në një fshat të largët të Afganistanit në vitin 2002. Ajo ishte martuar më një bukëpjekës, ndërsa kishte tre fëmijë.