Një kamionist nga Serbia gjendet i vdekur në Shkup

Tridhjetë e gjashtë vjeçari N.J. nga Serbia dje rreth orës 7 e 30 min është gjetur i vdekur në Shkup

Trupi i tij është zbuluar në një kamion me targa nga Serbia që ka qenë i parkuar në Besa Petrol në magjistralen Shkup-Bllacë. Arsyeja e vdekjes për momentin është e panjohur. Trupi me urdhër të prokurorit publik është dërguar për obduksion, ndërsa vetura është vulosur.