Një myslimane në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqje për shkak të politikave të Trumpit

Rumana Ahmed, muslimane nga Bangladeshi e cila nga viti 2011 ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në pozita të ndryshme, dha dorëheqje pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmed në tekstin e gjerë për revistën “Atlantic” ka përshkruar përvojën të cilën e përjetoi në Shtëpinë e Bardhë, por edhe arsyen për të cilën dha dorëheqje.

“Pasi Trump mori vendim për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë të popullatës myslimane, e dija se më nuk mund të punojë për administratën e cila mua dhe njerëzit sikur unë i sheh si kërcënim”, shkroi Ahmed, duke shtuar se më 28 janar braktisi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë.  Ajo shtoi se familja e saj në vitin 1978 u shpërngul në SHBA, duke theksuar se nga mosha 12 vjeçare mban shaminë në kokë. Sipas saj, SHBA është vend i emigrantëve, duke akuzuar administratën e re për vendimet kundërthënëse që shkaktuan polemika të ashpra.

Ahmed nga viti 2011 ka qenë e angazhuar në pozita të shumta në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa në vitin 2014 mori detyrën në Këshillin për siguri nacionale, ndërsa në administratën e kaluar luajti rol të rëndësishëm në sferën e forcimit të marrëdhënieve me komunitetin e myslimanëve amerikanë.

Në tekstin e dorëheqjes shkroi se atmosfera në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të Barack Obamës ka qenë shumë e këndshme.  “Atmosfera në Shtëpinë e Bardhë është si pas sulmeve të 11 shtatorit. Më e keqja nga gjitha është se amerikanët që marrin vendim përhapin këtë frikë dhe urrejtje”, shkroi Ahme