Një person i panjohur ia ther me thikë të dy këmbët shkupjanit

Një person i panjohur gjatë mbrëmjes së djeshme pa ndonjë arsye ka sulmuar M.D (36) nga Shkupi duke e therur atë me thikë në të dy këmbët.

Policia ka kumtuar se incidentit ka ndodhur në bulevardin Jane Sandanski, përderisa M.D ka qenë duke biseduar me disa persona
M.D më pas është dërguar me urgjencë në Qendrën klinike në Shkup, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar njëri nga shokët e të lënduarit.

SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.