Një peshk që mban emrin Obama

Është i vogël, ngjyrë e kuqe dhe e verdhë, lloji i ri i peshkut i zbuluar në barrierën koralore në Havai nga një ekip i NOAA (Administrata Kombëtare Oqeanike dhe atmosferike) dhe Shoqata për Eksplorimin Detar, që vendosën ta quajnë Obama, në nder të presidentit amerikan në ikje.

Peshku, emri shkencor i të cilit është “Tosanoides obama”, u zbulua qershorin e kaluar nga një ekip në zonën detare të mbrojtur në Havai.

“Vendosëm ta quajmë këtë peshk kështu pas përpjekjeve të bëra nga presidenti Obama për të mbrojtur dhe ruajtur mjedisin natyror, mes të cilave edhe zgjerimin e zonës detare të ‘Papahānaumokuākea’, një nga më të mëdhatë në Tokë”, thekson Richard Pyle i “Bishop Museum” në Honolulu.

Ky lloji i ri është i veçantë sepse është i vetmi nga peshqit endemikë të barrierës koralore që jeton në këtë zonë, që do të thonë se nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës.

“Kërkimi ynë dokumentoi nivelin më të lartë të peshqve endemikë në botë, të barabartë me 100 për qind që jetojnë në barrierën koralore ku u gjend ku lloji i ri”, shtoi Randall Kosaki bashk autor i këtij studimi.

“Megjithatë, me ndryshimin klimatik, ekziston rreziku për të humbur disa lloje para se të zbulohet ekzistenca e tyre”, theksoi ai.