Një pjesë e komunës së Çairit nesër pa rrymë

Një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Albert Staniq”, “Vojdan Çernodrinski” dhe “Rifat Burxheviq” në komunën e Çairit nesër prej orës 14:30 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e rrymës është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrejtin elektrik nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni.