Një punëtor i Google fle në parkingun e kompanisë, kursen 90% të rrogës

23-vjeçari Brandon u largua nga Masaçusets për në Bay Arena  në mes të muajit maj për të filluar punë në kompaninë gjigande Google.

Por ai nuk mund ta përballonte jetesën e shtrenjtë në San Francisco, dhe nuk mund të merrte me qira një apartament. Kështu që vendosi t’i kalojë nettët në një kamion të madh në parkingun e kompanisë.

Ideja i nisi Brendon kur atij iu kërkua që të mbante privatësinë e tij në kompani. Dhe mënyra më e mirë ishte që të mos dilte shpesh nga kompania.

“Në fillim mendova se po më iknin shumë para duke paguar qiranë e apartamentit, rreth 2000 dollarë në muaj, dhe duke marrë parasysh faktin që kaloja shumë orë në punë dhe fare pak në shtëpi nuk më leverdiste” tha Brendon për Bussines Insider.

Me këtë që bëri ai kurse 90% të rrogës që merr tek Google.