Një qytetare e huaj hidhet nga kati i tretë i “Hotel Tirana”

Policia e Tiranës njoftoi sot se një shtetas është hedhur nga Hotel Tirana International në qendër të kryeqytetit.

Informacionet paraprake flasin për një shtetase të huaj, rreth 40 vjeçe, e cila është hedhur nga kati i tretë i hotelit. Ajo është dërguar me urgjencë në spital.