Një serb do të drejtojë Kukësin në sezonin e ri

Kukësi do të drejtohet nga serbi Mladen Milinkoviç sezonin e ardhshëm. Marrëveshja mes ish-trajnerit të Luftëtarit dhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici, është arritur pas një dreke miqësore, ku përveç garniturës, janë servirur edhe oferta në para e vendime në parim.

Sipas informacioneve që mbërrijnë nga klubi kampion i Shqipërisë, trajneri do të prezantohet zyrtarisht brenda të shtunës ose të dielës. Milinkoviç drejtoi një Luftëtar shumë simpatik sezonin e shkuar, duke e bërë skuadrën gjirokastrite, jo vetëm skuadrën që luante më bukur, por edhe skuadrën më të vështirë për t’u mundur, pas “tre të mëdhave”, Kukësi, Partizani e Skënderbeu.

Trajnerit serb i del një detyrë shumë e vështirë sezonin e ri, pasi duhet të mbrojë titullin e fituar nga kolegu të cilit i zuri vendin, Ernest Gjoka