Një shqiptar në listën e propozimeve të afarizmit për zëvendëskryeministër të Maqedonisë

 

Koço Angjushev, Aleksandar Zarkon dhe Nebi Hoxha janë kandidatët që i propozon Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) për postin e zv.kryeministrit për çështje ekonomike në qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Angjushev është nënkryetar i OEM-së, Zarkon është drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), kurse Hoxha është kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Qëndrimi i të tre odave është i njëjtë, që afarizmi duhet të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në politikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit dhe se duhet të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve, para se ato të kalojnë në filtrat qeveritar, e jo pasi që të dalin në procedurë kuvendore.

Sipas tyre, është e patjetërsueshme përputhja e politikave qeveritare me interesat e ekonomisë.