Një shqiptar zëvendëson Koken e Atletikos

Mesfushori i Kombëtares Shpresa, Keidi Bare është duke kaluar një formë sportive të jashtëzakonshme me klubin prestigjioz të Atletiko Madrid. Jo më kot talenti fierak është grumbulluar që nga dita e parë e fazës përgatitore që skuadra e Simeones është duke zhvilluar.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, spanjollët zhvilluan një test miqësor kundër skuadrës meksikane Toluka, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Panorama Sport përcjell se edhe pse nuk u aktivizua si titullar, mesfushorit shqiptar iu dha hapësira e nevojshme për të shpalosur vlerat e tij. Bare u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë duke zënë vendin e Kokes.

Paraqitja e tij në sfidën e sotme ishte tejet dinjitoze, duke qenë protagonist në disa raste shënimi.