NJË STRUGAN KA VDEKUR PAS RRËZIMIT NGA OXHAKU

Dyzet e tetëvjeçari S.M. nga fshati Ladorisht i Strugës ka vdekur dje, pas rrëzimit nga oxhaku. Siç njoftoi SPB-ja, S.M. dje rreth orës 8 në fshatin Ladorisht, gjatë pastrimit të oxhakut të shtëpisë pronë e vëllait të tij, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar nga çatia në sipërfaqen e ngrirë të tokës, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore. Ndihmë mjekësore i është dhënë në Qendrën mjekësore në Strugë, ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve me Ndihmën e shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën Klinike-Shkup, por gjatë transportit ka vdekur. Me automjetin e njëjtë është kthyer në Qendrën mjekësore në Strugë, prej nga me aprovim të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.