Një tërmet prej 6.4 ballë godet rajonin e Himalajeve

Një tërmet prej 6.4 ballësh sipas Rihterit ka goditur sot rajonin e Himalajeve të Tibetit.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shkencë “The US Geological Survey”, ka konfirmuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi të tokës prej 25 kilometra rreth 300 kilometra nga qyteti Qamdo.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Rajoni Himalajeve është një nga zonat më të rrezikshme sizmike në tokë si pasojë e përplasjes kontinentale Indi dhe Euroazi.

Mbahet mend tërmeti i vitit 1950 me një magnitudë prej 8.6 ballësh sipas rihterit që la të vdekur mes 1500 dhe 3300 njerëz.

Mëngjesin e sotëm një tërmet goditi edhe shtetin Papua Guinea e Re i fuqisë prej 6.9 ballësh sipas rihterit. Akoma nuk ka raportime për viktima. /AA/