Një vajzë e mitur në Tiranë hidhet nga pallati për ti dhënë fund jetës

Një vajzë e mitur është hedhur sot nga pallati ku jetonte, duke dashur ti japë fund jetës. Fatmirësisht ajo nuk ka rënë në tokë, por në tarracën e katit të parë, duke shpëtuar, por  duke marrë disa plagë.

Policia ka bërë të ditur se ditën e sotme rreth orës 13:45, qytetarët kanë telefonuar policinë duke thënë se në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një grua nga lartësia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe sëbashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e 14-vjeçares me inicialet K. B., e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në tarracën e katit të parë.

Vajza e mitur ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi./kohajone