Një i vdekur në bregdetin e Durrësit

Disa pushues kanë gjetur trupin e një 46-vjeçari në det gjatë mesditës së sotme. Ata e kanë pikasur atë rreth 15 metra në thellësi duke ndërhyrë për t’a nxjerrë në breg, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kallmit në qytetin bregdetar të Durrësit. Mësohet se viktima është një 46-vjecar nga Tirana me inicialet I.J.

Policia e njoftuar për ngjarjen nga pushuesit, ka nisur hetimet për të mësuar nëse kemi të bëjmë me mbytjen e tij apo nëse diçka nuk ka shkuar mirë me shëndetin e tij dhe ka pasur infarkt nga kontakti me ujin.

Skafi i policisë kufitare transportoi trupin në breg dhe më pas kufoma është dërguar në morg për tu nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Ka dyshime që 46-vjecari të ketë humbur jetën një ditë ma parë, por vetëm sot është vënë re nga pushuesit e paktë që ka në këtë zonë/