Nje vit nga tragjedia ne France

Një vit nga tragjedia, Franca ende e "përlotur"! Hollande viziton 7 vendet e masakruara nga terroristët

 

Presidenti francez, Francois Hollande, vizitoi sot në Paris secilin prej 7 vendeve ku ndodhën sulmet terroriste në nderim të 130 njerëzve të vrarë, ndërsa “Notre Dame” do të mbajë një shërbesë në mbrëmje, njofton Daily Mail.
Franca kujton sot tmerret e një viti më parë, kur ekstremistët islamikë sulmuan bare, restorante dhe të tjera vende simbolike të jetës së gëzueshme që mishëron Parisi, duke e kthyer një natë të qytetit në një vërshim dhune që tronditi kombin në çdo qelizë.
Më 13 nëntor 2015, tre grupe terroristësh vunë vulën e tyre makabre në stadiumin kombëtar të Francës, në 5 bare dhe restorante në perëndim të Parisit dhe në sallën e koncerteve Bataclan. I ashtuquajturi Shtet Islamik mori përgjegjësinë për këto sulme.
Përveç të vrarëve, 9 persona mbetën në spital nga sulmet dhe të tjerë janë paralizuar ose kanë marrë plagë të pashërueshme.