Një votë në Maqedoni kushton 15 denarë

Partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e që kanë fituar më së paku 1.5% të votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, do të fitojnë gjithsej 274.882 euro, së bashku,

Kështu, OBRM-PDUKM-ja do të merr 110.872 euro për 454.577 votat e fituara, LSDM-ja do të merr 106.580 euro për 436.981 votat e fituara.

BDI-ja do të merr 21.169 euro për 86.796 vota, PDSH-ja do të merr 7.600 euro për 30.964 votat e fituara, Aleanca për Shqiptarët do të merr 8.566 euro për 35.121 vota të fituara, Lëvizja Besa do të merr 14.114 euro për 57.868 vota të fituara, si edhe OBRM për Maqedoninë do të merr 5.981 euro për 24.524 vota.

Sipas ligjit, një votë paguhet me 15 denarë.