Njerëzit me sy të kaltër kanë këtë gjë të përbashkët, ja çfarë

Në fillim të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyrë kafe. Por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit të pësonte ndryshim, e cila e ndryshoi ngjyrën.
Sytë e kaltër janë padyshim sytë me ngjyrën më të mirë që tërheqin të gjithë njerëzit. Por, a e dini se nga erdhi ngjyra e kaltër e syve?
Në fillim të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyrë kafe. Por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit në sy të pësonte ndryshim, e cila çoi në ndryshim të ngjyrës.
Shkencëtarët kishte kohë që e kërkonin burimin e syve të kaltër në gjenin OCA2, por kërkimi i tyre kishte përfunduar gjithmonë pa sukses. Por, pas disa vitesh hulumtim, ata gjetën diçka të pabesueshme.
 
Çdo person në botë që ka sy të kaltër ka prejardhjen nga një evropian i cili jetoi rreth 7,000-10,000 vite më parë. Njerëzit e aso kohe pësuan një mutacion i cili çoi në përhapjen e kësaj ngjyre të syve edhe në shumë njerëz të tjerë, transmeton GazetaExpress.
Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë se personi më i hershëm që kishte sy të kaltër ishte një spanjoll që jetoi 7,000 vite më parë.
A jeni ju një pasardhës i një mutanti të lashtë evropian?