Njerëzit në këtë shtet do të jetojnë më së gjati

Friends enjoying hillside

Nëse shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të një shteti janë shenjë e qartë e suksesit, Shtetet e Bashkuara nuk po ia dalin aq mirë, sipas një studimi të publikuar së fundmi në The Lancet për jetëgjatësinë rreth botës.

Studiuesit nga Imperial College London, the World Health Organization, Northumbria University dhe the University of Washington po parashikojnë se në vitin 2030, shteti me jetëgjatësinë më të lartë për femrat do të jetë Korea Jugore me 90 përqind mundësi se do të jetë më e lartë se 86.7 vite dhe 57 përqind mundësi se do të jetë më e lartë se 90 vite, pas saj Franca, Japonia dhe Spanja.

Për meshkuj, tri shtete me jetëgjatësinë më të lartë janë Korea Jugore, Australia dhe Zvicra. Ka 95 përqind gjasa që jetëgjatësia të jetë më e lartë se 80 vite dhe 27 përqind gjasa që do t’i kalojë 85 vite në këto shtete.

Korea Jugore mori vendin e parë për shkak të faktorëve si fëmijëria e përmirësuar dhe ushqimi i adoleshentëve, përparimet në teknologji mjekësore dhe qasja në kujdesin për shëndetin. Këto për shkak të “mirëmbajtjes së trupit dhe shtypjes së gjakut më shumë se shumë shtete perëndimore, dhe gra që pijnë duhan më së paku’’.

Ky studim përshkruajti jetëgjatësinë e Shteteve Të Bashkuara më të ulët se shumica e shteteve me të ardhura të larta, dhe mendohet që do të bie ende. Shtetet e Bashkuara kanë vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve dhe foshnjeve, shkallën e vrasjeve dhe ishte një nga shtetet e para me të ardhura të larta që përjetuan ndalje të rritjes në gjatësi, e cila është e lidhur me jetëgjatësi më të lartë.

Studiuesit shpresen se Shtetet e Bashkuara janë e vetmja anëtare e Organisation for Economic Co-operation and Development që nuk ka mbulim universal të shëndetit, dhe ka nevojë të shërbimeve të shëndetit të paplotsuara për shkak të shpenzimeve financiare. Ata gjithashtu tregojnë se qëndrimi i parashikuar i këtij shteti në të ardhmen duket me vdekshmëri të madhe nga sëmundjet kronike dhe dhuna dhe kujdes të shëndetit të pa mjaftueshëm.