Njëri i verbër dhe tjetri pa duar, shokët që ndihmojnë njëri-tjetrin

Ata janë bërë shokë qysh në fëmijëri, duke jetuar me aftësi të kufizuara të cilat dikë tjetër do ta ndalonin të bënin shumë gjëra. Por, së bashku ata kanë arritur diçka të pabesueshme.

Jia Haixia dhe Jia Wenqi janë nga Yeli, një fshat i vogël në Kinë. Që të dy, ecin për të punuar çdo ditë një tokë të vogël që qeveria ua ka dhënë me qira. Ata i marrin me vete veglat e tyre, të gatshëm për ta filluar një tjetër ditë të vështirë, por të rëndësishme të punës.

Haixia dhe Wenqi ecin së bashku si në foton më poshtë, çdo ditë.

32e6fe50-0ee8-432d-bd5d-2a85465ba64b-tablet

Arsyeja pse ecin kështu? Wenqi është i amputuar, pa krahë. Ai i humbi krahët e tij në fëmijëri, pasi preku një kabllo elektrike të tensionit të lartë. Pavarësisht se humbi krahët, Wenqi ende mund të bëjë shumë gjëra, me ndihmën e Haixia-së.

7c00427e-a9d8-4764-9c3d-d4404162dd19-tablet

Haixia është i verbër. Ai ka lindur me një katarakt i cili ia dëmtoi syrin e majtë në fëmijëri, dhe në vitin 2000 ai humbi tërësisht shikimin e tij gjatë një aksidenti në punë.

LEXO:  Fajmilja e dëshmorit: “Na mashtroi Ramadan Muja”

Ai mbështetet në Wenqi-në për ta udhëzuar atë, kurse Haixia i ndihmon atij pasi ai është pa krahë. Kjo storje është mjaft prekëse. Tani Wenqi është krahët e Haixia-së, dhe Haixia është sytë e Wenqi-të.

Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara, këta dy shokë kanë formuar një lidhje të fortë mes vete. Pasi njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, ata e quajnë njëri-tjetrin vëlla.

“Unë jam duart e tij, ai është sytë e mi”, thotë Haixia. “Ne jemi partnerë të mirë”, shton ai.

Edhe pse janë në këtë gjendje, ata kanë arritur diçka që shumica e njerëzve nuk do të mund ta bënin – qoftë nëse do të ishin me aftësi të kufizuara apo jo.

Përgjatë 13 viteve, ata kanë mbjellë më shumë se 13,000 pemë së bashku. Ata e kanë arritur këtë përmes besimit dhe shoqërisë së fortë që kanë.

Se si është dukur puna e tyre e përditshme, mund ta shihni në fotografitë më poshtë:

 

6b7e6983-1195-4927-8552-b45296355df9-tablet7fdc6ca1-6d2c-4284-acf9-eb96065cab95-tablet ae6a38a8-91b5-49ef-b170-373a196e5629-tabletc52960fa-4b81-4ffa-b788-3e17b2a07a2f-tablete965ea4f-0fc7-4c79-a39d-8c575532a76f-tabletf8704de1-cad2-4644-a423-57f1ab957195-tabletfc5b8b87-a8c4-40e8-8bf5-ef470852c857-tablet