Njeriu që parashikoi vdekjen e Muhamed Ali thotë se Donald Trump do të vdesë

Një përdorues në Facebook pati “mashtruar” rreth 60,000 njerëz pasi shpërndau një status nga viti 2015 që “parashikonte” (thoshte ai) vdekjen e Prince, Muhamed Ali dhe të Donald Trump.

Statusi i Pablo Reyes mori më shumë se 60,000 reagime nga përdoruesit e tronditur, shumica prej të cilëve ishin të bindur se statusi ishte punë e Illuminatit.

Së bashku me “parashikimet” e tij të vitit 2016, që përfshin “sulmin më të madh në masë”, statusi i Pablos parashikon edhe vdekjen e Donald Trump dhe zgjedhjen e Hillary Clinton si “presidentja e parë femër”, transmeton Gazeta Express.

Me parashikimet që ai i bëri në 2015 dhe që u “realizuan”, Pablo tronditi shumë përdorues të Facebook, madje shumë prej tyre janë të brengosur se Donald Trump do të vdesë.

Kjo është ajo që kishte shkruar ai:

“Më quani të çmendur por më 2016 Hillary Clinton do të jetë presidentja e parë femër, dhe bota do të çmendet pas vdekjes së gorillës, Princi do të vdesë, Muhamed Ali do të vdesë, Kimbo Slice do të vdesë, Donald Trump do të vdesë. SHBA-ja do të përjetojë të shtënat më të këqija në masë.. Nuk po tentoj ta frikësoj askënd, por do të më mbani në mend”.