Njësinë zgjedhore numër 6 të PPD-se bartes do te jetë Abduladi Vejseli,

Partia për Prosperitet Demokratik do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka vendosur Kryesia Qendrore e partisë, ndërsa bartës i listës zgjedhore për Njësinë zgjedhore numër 6 të jetë Abduladi Vejseli, njëherësh kryetar legjitim i kësaj partie. “Listat përfundimtare do të hartohen brenda javës dhe do të dorëzohen KSHZ-së në afatin e paraparë ligjor. Kryetar i shtabit kryesor zgjedhor u zgjodh Hajredin Kaza. Për mossuksesin e përpjekjeve të PPD për koalicionim parazgjedhor me partitë tjera opozitare si dhe për platformën parazgjedhore të saj Partia do ta njoftojë anëtarësinë në konferencën e ardhshme për shtyp”, thuhet në njoftimin e PPD-së.