“Njësitë zgjedhore”, sot pritet të mblidhet grupi i punës

Sot duhet të mblidhet grupi i punës për njësitë zgjedhore të cilët duhet të diskutojnë mbi balancimin e numrit të votuesve në gjashtë njësitë zgjedhore. Dy takimet paraprake të këtij grupi kanë dështuar për shkak se koordinatorët e grupeve parlamentare dhe tre nënkryetarët e Kuvendit me sa duket nuk munden të gjejnë gjuhë të përbashkët për caktimin e një takimi. Nëse deri në fund të kësaj jave nuk arrihet një kompromis, kryetari i këtij grupi Rafis Aliti, deklaroi se ata do të detyrohen për këtë ta njoftojnë kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovskin. Sipas Alitit nëse nuk gjendet zgjidhje për shkeljet ligjore me numrin e madh të votuesve në njësinë VI, zgjedhjet e dhjetorit do të jenë jo-legjitime.

Alsat-M