Njihuni me 10 vjeçarin që peshon 190 kg

Arja Somantri është vetëm 10 vjeç, por ai ka arritur një peshë pak më shumë se 190 kilogramë. Prindërit e tij thonë se ai konsumonte 5 vakte në ditë me ushqim të bollshëm dhe përsëri kishte ende uri. Mjekët e tronditur, fillimisht i rekomanduan një dietë fëmijës, por pesha e tij nuk ndryshonte dhe më pas ata vendosën të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut të tij.

Mjekët na këshilluan qe ta zvogëlojë sasinë e konsumimit të proteinave dhe të mbajë dietë. Dëshiroj të rikthehet në normalitet sepse kështu ndihem keq – thotë e ëma e 10 vjeçarit obez  Rokayah Somantri.

Mjekët thonë para operacionit, pesha e tij po ndryshonte shumë pak, ndërsa pas operacionit ai ra në peshë gati 20 kilogramë në vetëm dy javë dhe tani vazhdon të humb peshë me ritme të kënaqshme.

Shefkije Alasani