Njihuni me 10 super-vendet e botës, aty ku punohet më pak dhe paguhet shumë!

1.Parisi
Surprizë! Parisienët kanë orarin më komod në botë. Sipas një raporti të Bankës UBS, që analizon punën dhe modelet e fitimit në 71 qytete nëpër botë, banorët e kryeqytetit francez punojnë 1,604 orë në vit. “Ata që duan të kenë sa më shumë kohë për veten, duhet të marrin në konsideratë faktin të jetojnë në Paris, ku njerëzit punojnë 35 orë në javë dhe kanë 29 ditë pushime të paguara”, – shkruajnë analistët e UBS. Franca i sanksionoi këto rregulla në vitin 2000, duke zyrtarizuar 35 orë punë në javë, për të inkurajuar kompanitë të punësojnë më shumë njerëz. Reformat e ndryshme i kanë zbutur këto rregulla me kalimin e kohës. Ato duket se janë ende efektive në mbulimin e orëve mesatare të punës.
Për kontrast, Hong Kongu është një nga vendet ku njerëzit punojnë mesatarisht 2,606 orë në vit, ose 50 orë në javë.
2.Lioni
Ashtu si Parisi, qyteti francez i Lionit krenohet me një orar të shkurtër pune. Njerëzit në Lion punojnë mesatarisht 1,631 orë në vit, duke e bërë qytetin e dytë në botë për kohën në punë. Po ashtu, ata kanë 29 ditë pushime të paguara në vit.
3.Moskë
Harrojeni për një moment politikën dhe krizën ekonomike dhe mendoni këtë: Banorët e kryeqytetit të Rusisë kanë ndër oraret më të shkurtër në botë: 1,647 orë në vit dhe 31 ditë pushime të paguara.
4.Helsinki
Për ata që kërkojnë një orar të shkurtër dhe pak stabilitet politik këshillohet të merret në konsideratë Helsinki, me një mesatare 1,659 orë në vit. Pushimet e paguara janë 29 ditë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, Finlanda është konsideruar një nga vendet më të mira në botë për përgatitjen dhe trajnimin e fuqisë punëtore.
5.Vjenë
Në qytetin austriak, me një popullsi 1,8 milionë banorë, punohet mesatarisht 1,678 orë në vit, me 27 ditë pushime të paguara. Sipas “Economist Intelligence Unit”, Vjena është konsideruar qyteti i dytë më i mirë në botë për të jetuar, pas Melburnit në Australi. Qyteti ka një reputacion për standarde të larta jetese, infrastrukturë të qëndrueshme dhe një sistem të mirë shëndetësor.
6.Milano
Milano është i njohur si një nga qytetet më të rëndësishme të modës në të gjithë botën, ku çdo vit zhvillohen sfilata. Milanezët i gëzohen një ekuilibri të mirë punë-jetë, me vetëm 1,691 orë në vit.
7.Kopenhagë
Kryeqyteti i Danimarkës krenohet me rrugët miqësore të biçikletave dhe restorantet e cilësisë së parë. Banorët e qytetit punojnë mesatarisht 1,697 orë në vit. Nuk është çudi që Danimarka renditet vazhdimisht ndër vendet më të lumtura në botë nga Kombet e Bashkuara.
8.Luksemburgu
Ky qytet i vogël i pasur ka fituar reputacion duke u bërë një nga parajsat fiskale për kompanitë botërore. Por zyrtarët do të preferonin ndoshta që njerëzit të përqendroheshin më shumë në ruajtjen e ekuilibrit mes punës dhe jetës. Në Luksemburg punohet mesatarisht 1.703 orë në javë; 32 ditë pushime të paguara në vit.
9.Vilnius
Kryeqyteti i Lituanisë vlerësohet për arkitekturën e tij historike dhe një orar të shkurtër pune gjatë javës; mesatarisht 1,716 orë në vit dhe 30 ditë pushime të paguara.
10.Brukseli
Kryeqyteti belg është epiqendra e politikës europiane, që pret takime të liderëve të Europës dhe Komisionit Europian. Me gjithë këto aktivitete, Brukseli ka ndër oraret më të shkurtra të punës krahasuar me kryeqytete të tjera europiane, mesatarisht 1.717 orë në vit. Megjithatë, punëmarrësit marrin një numër më të pakët ditë pushimesh të paguara krahasuar me vende të tjera në Europë: 18 ditë në vit.
Burimi: CNN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/