Njihuni me 8 librat që duhet të lexoni patjetër gjatë 2017!

Libri është mënyra më e mirë sesi mund ta shpenzoni kohën tuaj në mënyrë cilësore. Pra mos harroni të lexoni këta libra gjatë 2017-ës. Një kafe më pak, një libër më shumë !
Lista nis me një romancë të paharrueshme të mbushur me humor, shkruar nga Penny Reid libri quhet “Neandertali kërkon njeriun”.
“Në tualetin e femrave”-Carolyn Brown.  Cdo mashkull ëndërron gjithë jetën të dijë se çfarë thonë dy femra në një tualet. Por ky rast është rasti i një femre Trudi e cila në një funeral hyn në tualet dhe dëgjon bisedën midis dy femrave.
“Mikesha Gjeniale”– nga autorja Elena Ferrante. Ky libër është si një pasqyrë për çdo njeri që e lexon. Autorja ka arritur me mjeshtëri të shkruajë në detaje për problemet e çdo njeriu, ankthet, dilemat. Sapo të nisni ta lexoni do të mendoni se ky libër është shkruar për ju.
“Bukë me sallam”– Charles Bukowski. Libri më i mirë sipas kritikëve. Nuk duhet të humbisni rrëfimin brilant të Bukowskit, tonet e ashpra dhe mënyrën e gjykimit të marrëdhënieve me njerëzit afër jush.
“Ishulli në det”– Isabell Allende.  Ky libër do t’ju rikthejë në vitin 1770 , romani ka në qendër një heroinë moderne duke na kujtuar dëshirën për të qenë i pavarur.
Nëse edhe ju jeni  të mendimit se klasikët nuk vdesin kurrë, atëherë 3 sugjerimet për 2017-tën janë këto:
“Tehu i brisket”– W. Somerset Maughami
“Lord Jim”– Joseph Conrad
“Ura e Mbretit Shën Luigj”- Thornton Wilder (fitues i çmimit Pulitzer në 1928)/ CityNews.al