Njihuni me familjen me 13 fëmijë dhe … e veçanta e tyre e pabesueshme!

Për më shumë se 25 vite, një çift në Meryland bashkë me 13 fëmijët jetojnë pa asnjë cent borxh. Të ardhurat e tyre vjetore janë 110 mijë dollarë.
Pavarësisht se familja jeton në qytetin Bowie, një nga rajonet më të shtrenjta të vendit, Rob dhe Sam Fatzinger ia kanë dalë më së miri me familjen e tyre të madhe.
Realisht mund të mendohet se ata mund të kenë hyrë thellë në borxhe, por ky është rasti i kundërt. Ata thonë se bëjnë një jetë të thjeshtë dhe të këndshme.
Rob dhe Sam, përkatësisht 49 dhe 46 vjeç, që në fillim të marrëdhënies së tyre kanë dashur një familje të madhe. Kur burri i kishte propozuar për martesë, i kishte kërkuar që të kishin 10 fëmijë dhe një qen, por gruaja kishte deklaruar se qenin nuk e dëshironte dhe do të bënte 11 fëmijë.
Tani pas kaq vitesh, kësaj shifre i kanë shtuar edhe dy fëmijë të tjerë duke e çuar numrin në 13. Çifti është martuar në vitin 1989 dhe një vit më vonë kanë bërë fëmijën e parë, një vajzë, e cila është martuar si dhe është diplomuar në universitet.
Katër fëmijë të tjerë janë në kolegj, dy fëmijë janë në shkollë të mesme, dy të tjerë janë në shkollë tetëvjeçare si dhe dy të tjerë janë në shkollë fillore si dhe dy janë parashkollorë.
Përveç se në shkollë, dy ditë në javë çifti paguan mësues për të mësuar fëmijët e tyre në shtëpi me një shumë prej 25 00 dollarësh në vit për secili fëmijë.
3babe1b800000578-0-image-a-3_14828832682763babe1c400000578-0-image-a-1_14828832501853babe1c800000578-0-image-a-4_1482883274089