Njihuni me gjyshen më të kërkuar nga ISIS, ka vrarë 18 terroristë

Një 39-vjeçare nga Iraku është një nga personat më të kërkuar të ekstremistëve të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për Wahida Mohamed Al-Jumaily, e cila është edhe gjyshe. Sipas ‘Daily Mail’, mësohet se burri i saj i dytë, babai dhe tre vëllezërit, janë ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS.

Në artikullin e prestigjozës ‘Daily Mail’ theksohet se 39-vjeçarja ka vrarë 18 terroristë, ndërsa ajo drejton një grup ushtarak që lufton si një familje. Al-Jumaily tha se u kishte hequr kokat dhe ua kishte gatuar, dhe më pas u kishte djegur trupat armiqve.

Al-Jumaily ka ndihmuar forcat qeveritare që të përzënë ekstremistët nga territori, ndërsa ajo i ka shpëtuar 6 tentativave për vrasje si dhe ka marrë një sërë kërcënimesh nga krerët e lartë të ISIS. Javën e kaluar ajo udhëhoqi një grup prej 50 luftëtarësh gjatë luftimeve kundër ISIS, duke rifituar kështu kontrollin në Shirqat.