Njihuni me motrën e Melania Trumpit (Foto)

Zonja e Parë amerikane Melania Trump ka një mike të besueshme në New York dhe ajo është motra e saj më e madhe.

Ines Knauss, 48 vjeçare jeton në një apartament me një dhomë në vlerën e dy milionë dollarëve në ndërtesën e Park Avenue në pronësi të Trump ­Organization.

“Ato janë shumë të afërta”, ka thënë Audrey Gruss.

Derisa Presidenti është në Washington, Melania e ka motrën që të mos ndihet shumë e vetmuar.

Të dyja Ines dhe Melania lanë Slloveninë për të nis karrierën në Milano në fillim të viteve ’90. Derisa Melania punoi si modele, Ines tentoi të arrinte diçka si dizenjatore.