Njihuni me orkestrën e perimeve (VIDEO)

Në Vjenë të Austrisë ekziston një orkestër muzikore e cila performon me instrumente të krijuara nga perimet. Kjo orkestër ka 18 vite që shfaq në skenë në mënyrë krejt të pazakontë vepra të ndryshme muzikore. Pjesëtarët e orkestrës sa herë që kanë shfaqje fillimisht i blejnë në treg perimet të cilat më pas i përpunojnë dhe i kthejnë në instrumente muzikore, ndërkohë nuk çohen dëm as mbetjet e panevojshme. Me tepricën e perimeve grupi gatuan një supë të cilën ua shërbejnë publikut pas shfaqjes.

“Kemi tre lloje instrumentesh, instrumenti i parë janë specat të cilat nuk duhet të përpunohen fare pasi ato krijojnë tingull ashtu siç janë. Pastaj kemi instrumente të thjeshta me një apo më shumë prerje. Dhe sigurisht kemi instrumentet e ndërlikuara të cilat kërkojnë punë”, deklaroi Susana Gartmajer, anëtare e orkestrës së perimeve.

Përpunimi i të gjitha instrumenteve kërkon 2-3 orë punë. Orkestra e perimeve ka influencë të ndryshme muzikore pasi janë shumë persona dhe kanë interesa të ndryshme.

Shefkije Alasani